Kush është Mandy nga GTA 6 – aktorja amerikane tërhoqi vëmendjen e lojtarëve

Kush është Mandy nga GTA 6 – aktorja amerikane tërhoqi vëmendjen e lojtarëve

Kush është Mandy nga GTA 6 – aktorja amerikane tërhoqi vëmendjen e lojtarëve

Aktorja Lexie Shoaibi ka zbuluar në Instagram se është ajo që qëndron pas personazhit Mandy, një rol dytësor në videolojën GTA 6, për të cilin lojtarët po flasin shumë që nga publikimi i lojës.

Sponsor 3M Express

Shoaibi e publikoi videon të enjten, më 19 nëntor, në ditën e lansimit të lojës. Në të, ajo zbuloi se jo vetëm që i ka dhënë zërin personazhit Mandy, por ka realizuar edhe lëvizjet e saj përmes teknologjisë së kapjes së lëvizjeve (motion capture).

“Tani mund t’ju zbuloj një sekret. Jam pjesë e GTA 6. E luaj personazhin Mandy. Kam realizuar zërin dhe kapjen e lëvizjeve të saj. Ishte shumë argëtuese. Nëse e luani lojën, më tregoni nëse më keni gjetur”, tha Shoaibi.

Publikimi i saj mori mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh, si në Instagram ashtu edhe në Facebook. Sipas portalit të lojërave Push Square, videoja në Instagram kaloi shpejt 90 mijë pëlqime, ndërsa numri i ndjekësve të aktores u rrit nga rreth 69 mijë në më shumë se 77 mijë.

Roli i parë në një videolojë

Mandy është roli i parë i Lexie Shoaibit në një videolojë. Ajo më parë është shfaqur në disa seriale, përfshirë “The Good Fight” dhe “Hamster & Gretel”, por pikërisht personazhi Mandy i solli vëmendjen më të madhe deri më tani.

Mandy shfaqet që në kapitullin e parë të lojës, gjatë misionit “Pipework”. Ajo është njëra prej qiramarrëseve të Brian Hederit, ndërsa Jason Duval shkon në shtëpinë e saj për të rregulluar lavamanin.

Gjatë kësaj skene, Mandy flirton hapur me Jasonin. Lojtarët zbuluan shpejt se ajo është ish-e dashura e tij dhe se është xheloze për lidhjen e tij me Lucian.

Meqenëse skena shfaqet që në fillim të lojës, pothuajse të gjithë lojtarët kanë pasur mundësi ta shohin. Kjo bëri që rrjetet sociale të mbusheshin me publikime, meme dhe vizatime të personazhit, ndërsa shumëkush u interesua se kush qëndron pas tij.

Pse Mandy po tërheq kaq shumë vëmendje?

Mandy nuk i ka intriguar lojtarët vetëm për shkak të flirtit me Jasonin, por edhe për disa detaje të pazakonta gjatë misionit.

Teksa Jasoni pastron tubat nën lavaman, ai gjen një gisht të prerë. Mandy ia merr menjëherë nga dora dhe e fsheh.

Për më tepër, në bagazhin e veturës së saj, të parkuar para shtëpisë, lojtarët mund të gjejnë një sëpatë, zbardhues, shirit ngjitës dhe gërshërë.

Për këtë arsye, një pjesë e lojtarëve dyshojnë se Mandy mund të jetë një vrasëse seriale. Megjithatë, kjo teori ende nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së