Kurti u jep edhe 54 orë dy ministrive për raportin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kurti u jep edhe 54 orë dy ministrive për raportin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kurti u jep edhe 54 orë dy ministrive për raportin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të japin përgjigje për mënyrën se si është trajtuar rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt. Ai ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të përfunduar raportin që pritet të identifikojë dështimet e mundshme institucionale.

Sponsor 3M Express

Kurti ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të gjetjeve do të ndërmerren masa ndaj përgjegjësve të mundshëm, në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

“54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme kur u votua me 67 vota rezoluta, unë thashë që ata i kanë 72 orë. Natyrisht që do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin e me rregulloret. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, e dimë, por tash shpejtësia është kryesore”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se raporti duhet ta ndriçojë rastin deri në fund, por edhe të shqyrtojë rastet e ngjashme, duke kërkuar që të identifikohen përgjegjësitë në secilën hallkë të sistemit të drejtësisë.

“Arlinda Zekaj është dëshmore e betejës për drejtësi në Republikën e Kosovës”, tha Kurti, duke shtuar se duhet të ketë hetime ndaj hetuesve, aktakuza kur ka bazë ligjore dhe gjykime nga gjykatat.

Kryeministri vlerësoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të shtyhet më, duke përmendur kritikat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në këtë fushë.

Sipas tij, raportet e BE-së ndër vite kanë evidentuar mangësi në sistemin e drejtësisë, çka e bën të domosdoshëm trajtimin urgjent të tyre.

“Reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, po është urgjente”, theksoi Kurti.

Ai kërkoi që institucionet përgjegjëse të veprojnë me shpejtësi dhe të sigurojnë llogaridhënie për çdo dështim të mundshëm.

“Drejtësinë duhet ta drejtojmë. Kjo do të thotë edhe hetim e hetuesve, edhe aktakuzë prokurorëve, edhe gjykime gjykatave”, deklaroi ai.

Në fillim të fjalës së tij, Kurti shprehu ngushëllime për familjen Zekaj, duke thënë se vrasja e Arlindës ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqëri dhe ka nxitur kërkesa për drejtësi.

Ai theksoi se institucionet duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur rastin dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

Lexo edhe

Organizimi i eventeve me Plan B

Organizimi i eventeve me Plan B

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn