Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerikan, Daniel Serwer.

Kurti ka thënë se çdo herë që vjen në Kosovë, Serwer e nderon me vizitë në Zyrën e Kryeministrit, por sipas tij, gjithmonë sfidë mbetet koha, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer.
“Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Si çdo herë, profesorin Serwer e falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.”, ka shkruar Kurti.





