Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropiane të Kosovës

Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropiane të Kosovës

Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropiane të Kosovës

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se ky takim me Merzin ka rastisur të bëhet pas vendimit të Bundestagut që ushtarët gjermanë të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“Me lansimin e kësaj nisme më 2014, Gjermania krijoi një hapësirë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë e trajtohen të barabarta. Në këtë proces kemi nënshkruar marrëveshje për udhëtimin me letërnjoftim e për njohjen e diplomave, dhe i kemi zbatuar të gjitha. Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”, ka thënë Kurti, thuhet tutje në njoftim.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1,5 miliardë euro, duke shtuar se 62% e tyre vetëm në pesë vitet e fundit.

“Potenciali në industri, energji, transport, TIK dhe arsim profesional mbetet i madh, dhe javën e ardhshme Prishtina mirëpret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar. Gjermania është pjesë e të ardhmes sonë evropiane”, ka thënë Kurti, theksohet në njoftim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gruda mbron Ligjin për Specialen: Nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda mbron Ligjin për Specialen: Nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Musliu për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Përmirësimi nuk është tërheqje

Musliu për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Përmirësimi nuk është tërheqje

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Kinën, ende nuk dihet shkalla e dëmeve

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Kinën, ende nuk dihet shkalla e dëmeve