Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

Kurti takohet Rutte: Anëtarësimi në Aleancë mbetet prioritet strategjik i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin, në margjinat e Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sponsor 3M Express

Në takim është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, situata e sigurisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi, ku ka treguar se me kreun e NATO-s ka diskutuar për zhvillimet aktuale dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i mirë, ndërsa ka shprehur interesimin për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

“Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Kreu i Qeverisë në detyrë ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prej prioriteteve strategjike të vendit.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë kontinentin evropian.

Kurti ka vlerësuar gjithashtu se prania dhe angazhimi i NATO-s në rajon mbeten të rëndësishme përballë rreziqeve të sigurisë dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

Takimi me Rutte vjen në kuadër të angazhimeve të Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e synimit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike./Telegrafi.

Lexo edhe

Charlize Theron pranoi të xhironte një skenë nudo në filmin “Devil’s Advocate”, vetëm me miratimin e nënës së saj

Charlize Theron pranoi të xhironte një skenë nudo në filmin “Devil’s Advocate”, vetëm me miratimin e nënës së saj

Rimac i jep fund prodhimit të hiperveturës elektrike Nevera më herët se sa ishte planifikuar

Rimac i jep fund prodhimit të hiperveturës elektrike Nevera më herët se sa ishte planifikuar

Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë

Inspektorati ndal punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë, zbulon shkelje të sigurisë në punë