Kurti takohet me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskuton për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen institucionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale.

Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes institucionale.

Sponsor 3M Express

“Bashkë me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, diskutuam për sfidat e personave me aftësi të kufizuara si dhe për nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale”, ka shkruar Kurti.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit, sipas Kurtit, i është kushtuar ligjit gjithëpërfshirës, i cili synon të adresojë nevojat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat dhe shoqatat përkatëse gjatë hartimit të këtij ligji.

“Ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat dhe shoqatat përkatëse, të cilat i njohin më së miri sfidat dhe nevojat e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Në fund, kryeministri ka ritheksuar angazhimin e Qeverisë për adresimin e kërkesave të kësaj kategorie dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.

“Si Qeveri angazhohemi maksimalisht për adresimin e këtyre kërkesave dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara”, ka shkruar ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit