Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si testin themelor të demokracisë në shtetin fqinj.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do ta pranojë realitetin dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Zgjedhjet i ka humbur në Serbi, Vuçiqi që ka qenë ministër i Millosheviçit. Në anën tjetër nuk e dimë saktësisht se kush ka fituar, për shkak se shumë qëndrime të Listës së Studentëve që i fituan zgjedhjet në mënyrë masive do të mund të kuptohen vetëm pasi të formohet Qeveria e tyre. Uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën. Ta kuptojnë se nuk ka kthim prapa. Njohja e pavarësisë është testi themelor për demokracinë në Serbi. Demokracitë nuk shkojnë në konflikt me njëra tjetrën, por bashkëpunojnë për interes të përbashkët”, tha Kurti.

Lexo edhe

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

Përplasje mes tre të rinjve, mollë sherri parkingu

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim

Arrestohen në aeroport dy persona të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar për mashtrim