Kurti ndan pjesë nga intervista në radion shtetërore të Francës: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Radio France Internationale, lidhur me Kosovën ‘’si rrëfim suksesi i dyfishtë’’.

Sponsor 3M Express

Kurti, në postimin e tij ka shkruar se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ‘’jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit’’. Ai po ashtu ka folur edhe për rritjen ekonomike.

“Në Radio France Internationale (RFI) për Republikën e Kosovës si rrëfim suksesi i dyfishtë. Në njërën anë, i ndërhyrjes dhe ndihmës humanitare të faktorëve ndërkombëtarë para 27 vjetësh kur u çliruam dhe, së dyti, për shkak se demokracia dhe zhvillimi janë duke ecur së bashku. Në Ballkanin Perëndimor, jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sa i përket sundimit të ligjit dhe transparencës institucionale, ndërkaq kemi rritje të vazhdueshme ekonomike mbi 4% të Bruto Produktit Vendor”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim