“I panjohur në ekipin e ri” – Rumunët shkruajnë për vështirësitë e Albion Rrahmanit në Itali

“I panjohur në ekipin e ri” – Rumunët shkruajnë për vështirësitë e Albion Rrahmanit në Itali

“I panjohur në ekipin e ri” – Rumunët shkruajnë për vështirësitë e Albion Rrahmanit në Itali

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, po përballet me vështirësi për të zënë vend në formacionin e Venezias në Serie A, ku në ndeshjet e fundit ka pasur pak hapësirë për të luajtur.

Sponsor 3M Express

Në dy prej tri ndeshjeve të fundit, Rrahmani ka qëndruar në stol gjatë gjithë takimit, ndërsa në përballjen ndaj Comos është aktivizuar vetëm për 12 minuta.

Reprezentuesi i Kosovës ka regjistruar gjithsej tetë paraqitje në Serie A, por ende nuk ka arritur të shënojë gol apo të regjistrojë asistim. Në shumicën e ndeshjeve me fanellën e Venezias, ai është aktivizuar si zëvendësues.

Për situatën e tij të fundit ka shkruar edhe mediumi rumun “Sport”, i cili ka vlerësuar se “dy vjet pas largimit nga Rapidi, Albion Rrahmani është i panjohur në klubin e tij të ri”.

Rrahmani kishte shkëlqyer me fanellën e Ballkanit, ku shënoi shumë gola dhe në vitin 2023 siguroi transferimin te Rapidi i Bukureshtit. Edhe në Rumani pati paraqitje të mira, duke u transferuar një vit më vonë te Sparta e Pragës në Çeki.

Në edicionin e kaluar, sulmuesi kosovar shënoi 11 gola në kampionatin çek, para se të siguronte kalimin në Serie A. Megjithatë, aventura në futbollin italian po rezulton dukshëm më sfiduese për të.

Ndërkohë, Venezia po kalon një sezon të vështirë dhe aktualisht renditet në vendin e parafundit në tabelë, me vetëm gjashtë pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Arrihet një marrëveshje e çuditshme mes Brazilit dhe Barcelonës për Raphinha-n

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim

LEX | Vranë kushëririn në një kafiteri në Skënderaj, babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim