Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në Shqipëri.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull, ku u përplasën një automjet dhe një motoçikletë.
Sipas njoftimit, automjeti drejtohej nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, ndërsa motoçikleta nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime trupore dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Megjithatë, pavarësisht trajtimit mjekësor, 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Ndërkaq, 35-vjeçari që drejtonte automjetin është arrestuar nga Policia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




