Kurti jep detaje për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social

Kurti jep detaje për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social

Kurti jep detaje për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar lidhur me ecurinë e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, duke bërë të ditur se punimet po përparojnë me ritëm të mirë në disa komuna, ndërsa në disa të tjera ndodhen në faza të ndryshme të realizimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i ekzekutivit ka detajuar gjendjen aktuale në terren, duke theksuar se në Komunën e Pejës projekti tashmë është drejt fazës së përfundimit.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kurtit, punimet në terren janë duke vazhduar intensivisht edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

Sa i përket komunave të tjera, procedurat administrative po ecin paralelisht; në Kamenicë aktualisht po zhvillohet procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës, kurse në Shtime dhe Obiliq projektet ndodhen në fazën e hartimit.

“Në procedurë të prokurimit për lidhjen e kontratës është Kamenica e në fazën e hartimit të projekteve Shtimja dhe Obiliqi. Ashtu siç jemi zotuar, qeveria jonë do të jetë gjithmonë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti: Banimi social në Pejë drejt përfundimit, punimet po vazhdojnë edhe në tri komuna të tjera

Kurti: Banimi social në Pejë drejt përfundimit, punimet po vazhdojnë edhe në tri komuna të tjera

Në Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni UtaLaya

Në Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni UtaLaya

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari