Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kurti iu bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen nesër, më 8 nëntor.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Luginës, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin e shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të tyre kolektive.

Sipas tij, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote, ndërsa katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, garojnë për 29 vende në këtë institucion përfaqësues.

Kurti ka rikujtuar se, pas më shumë se një dekade me vetëm 15 anëtarë, Këshilli Kombëtar Shqiptar rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, si rezultat i regjistrimit të popullsisë të vitit 2022.

Ai e ka cilësuar këtë si një rikthim të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive.

Kryeministri ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka autorizime publike në fushat e arsimit, kulturës, informimit, si dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Sipas tij, këto kompetenca janë thelbësore për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar, duke përfshirë shkollimin në gjuhën shqipe, tekstet mësimore, institucionet kulturore dhe mediat në gjuhën shqipe.

Kurti ka përmendur gjithashtu sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke theksuar se, pavarësisht pengesave nga institucionet e shtetit serb, pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit institucional, ata vazhdojnë të këmbëngulin për të drejtat e tyre dhe për të ardhmen në vendlindje.

Ai ka ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës, përmes mbështetjes në arsim, kulturë dhe institucione përfaqësuese.

Në këtë drejtim, Kurti ka përmendur ofrimin e teksteve mësimore, bursat për nxënës e studentë, si dhe mbështetjen për kulturën dhe institucionet përfaqësuese shqiptare.

Në fund të mesazhit, kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës, lirshëm dhe sipas bindjes personale.

“Për të drejta të barabarta dhe për të ardhmen në vendlindje!”, ka përfunduar Kurti.

Lexo edhe

“Mos ma luaj feministen…” – tensionohet situata mes Anjezës dhe Zojës, kjo e fundit ia përmend edhe frajerin

“Mos ma luaj feministen…” – tensionohet situata mes Anjezës dhe Zojës, kjo e fundit ia përmend edhe frajerin

Sfida e buxhetit: Fuego pagëzon “foshnjën” e tij, ia vendos emrin Fero (VIDEO)

Sfida e buxhetit: Fuego pagëzon “foshnjën” e tij, ia vendos emrin Fero (VIDEO)

Hyri me veturë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve – tragjedi në Poloni, të paktën pesë të vdekur

Hyri me veturë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve – tragjedi në Poloni, të paktën pesë të vdekur