“Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike

“Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike

“Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike

Nga një ekip që nisi rrugëtimin pa mbështetjen e një organizate të madhe, në një emër që fitoi respektin e skenës ndërkombëtare të Counter-Strike. Bad News Eagles duket se është gati të rikthehet, duke ngjallur entuziazëm te tifozët e kësaj loje në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përmes një videoje të shkurtër të publikuar në X, BNE ka dhënë sinjalin e parë për një projekt të ri, njoftim ky që ka rikthyer në vëmendje një prej ekipeve më të veçanta që ka përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Historia e Bad News Eagles nuk ishte një rrugëtim i zakonshëm. Ekipi u formua në vitin 2022 dhe shumë shpejt arriti të sfidojë skuadra të konsoliduara të Counter-Strike, duke dëshmuar se edhe një ekip pa organizatë mund të depërtojë në elitën e këtij sporti elektronik.

Momenti që ndryshoi gjithçka erdhi në prill të vitit 2022, kur BNE siguroi kualifikimin në PGL Major Antwerp. Me këtë arritje, ekipi u bë i pari nga Kosova që mori pjesë në një Major, turneun më prestigjioz të Counter-Strike. Rrugëtimi nuk u ndal me kaq, pasi “Shqiponjat” arritën edhe në fazën Legends, duke mposhtur kundërshtarë si Eternal Fire, Imperial dhe MIBR.

Në të njëjtin vit, BNE dëshmoi se suksesi në Antwerp nuk ishte rastësi. Në IEM Rio Major, kosovarët siguruan sërish pjesëmarrjen në Legends Stage, këtë herë me një ecuri të jashtëzakonshme prej tri fitoreve radhazi në fazën e parë. Por momenti më i paharrueshëm ishte eliminimi i FaZe Clan, kampionit në fuqi të Majorit, pas një fitoreje dramatike 2-1.

Bad News Eagles e vazhdoi këtë histori edhe në vitin 2023, duke u kualifikuar në Paris Major. Kështu, ekipi kosovar regjistroi tri pjesëmarrje radhazi në Majorë – Antwerp, Rio dhe Paris, një arritje që e vendosi atë në mesin e emrave të njohur të skenës globale të Counter-Strike.

Përtej rezultateve, BNE u dallua edhe për identitetin e vet. Formacioni i përbërë nga Dionis “sinnopsyy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahmuti u bë simbol i një ekipi që ndërtoi suksesin përmes bashkëpunimit, karakterit dhe besimit në vetvete.

Pas periudhës nën organizatën britanike Guild Esports, skuadra u rikthye me emrin Bad News Eagles në fillim të vitit 2025. Megjithatë, në qershor të po atij viti, ekipi njoftoi shpërbërjen, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e esports kosovar.

Tani, paralajmërimi i ri ka hapur një tjetër mundësi. Ende nuk dihet nëse rikthimi do të bëhet me formacionin e vjetër, me lojtarë të rinj apo përmes një projekti krejtësisht ndryshe./Telegrafi/

Lexo edhe

“Mos ma luaj feministen…” – tensionohet situata mes Anjezës dhe Zojës, kjo e fundit ia përmend edhe frajerin

“Mos ma luaj feministen…” – tensionohet situata mes Anjezës dhe Zojës, kjo e fundit ia përmend edhe frajerin

Sfida e buxhetit: Fuego pagëzon “foshnjën” e tij, ia vendos emrin Fero (VIDEO)

Sfida e buxhetit: Fuego pagëzon “foshnjën” e tij, ia vendos emrin Fero (VIDEO)

Hyri me veturë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve – tragjedi në Poloni, të paktën pesë të vdekur

Hyri me veturë në shesh dhe hapi zjarr ndaj njerëzve – tragjedi në Poloni, të paktën pesë të vdekur

“Shqiponjat” nuk kanë thënë fjalën e fundit, Bad News Eagles paralajmëron rikthimin në skenën e Counter-Strike | Momenti