Kurti flet për buxhetin e Policisë, por nuk sqaron mungesën e uniformave

Kurti flet për buxhetin e Policisë, por nuk sqaron mungesën e uniformave

Kurti flet për buxhetin e Policisë, por nuk sqaron mungesën e uniformave

Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, çështje kjo që ishte raportuar se kishte ndikuar edhe në shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë.

Sponsor 3M Express

I pyetur për këtë çështje, Kurti ka thënë se për furnizimin me pajisje dhe uniforma përgjegjëse për të dhënë informacione është Ministria e Punëve të Brendshme. Ai ka theksuar se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht.

“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot nga ora 16:30, ku pritet t’i bashkohen institucionit mbi 300 zyrtarë të rinj policorë

Lexo edhe

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës