Kurti flet në Paris: Politikanët s’duhet t’i menaxhojnë pritshmëritë, le të rriten sa më shumë

Kurti flet në Paris: Politikanët s’duhet t’i menaxhojnë pritshmëritë, le të rriten sa më shumë

Kurti flet në Paris: Politikanët s’duhet t’i menaxhojnë pritshmëritë, le të rriten sa më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një tryezë diskutimi të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku ka trajtuar tema lidhur me qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik.

Sponsor 3M Express

Teksa u pyet mbi mënyrën se si duhet të udhëhiqet dhe drejtohet ekonomia, Kurti ka dhënë një mesazh për klasën politike, duke theksuar se politikanët duhet të shmangin atë që ai e quajti një “kurth” të zakonshëm në vendimmarrje.

Sipas tij, politikanët nuk duhet të tentojnë të menaxhojnë apo të ulin pritshmëritë e qytetarëve, por përkundrazi, duhet të lejojnë që ato të jenë sa më të larta.

“Dua të përmend një kurth në të cilin politikanët s’duhet të bien. Kjo mantra për menaxhim të pritshmërive. Unë mendoj që s’duhet të menaxhojmë pritshmëritë. Le të rriten sa më shumë që munden, ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive, aftësive dhe dijes,” është shprehur ai.

Kreu i qeverisë nënvisoi se detyra kryesore e qeverisjes është të angazhohet maksimalisht me të gjitha kapacitetet e veta, ndërsa qytetarët duhet të mbajnë pritshmëri të larta ndaj institucioneve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

https://www.facebook.com/reel/2904458846605671

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vdes në moshën 85-vjeçare aktori amerikan Stacy Keach

Vdes në moshën 85-vjeçare aktori amerikan Stacy Keach

LEX | Sulmi që tronditi Kosovën, tre të akuzuarit për Ibër-Lepencin deklarohen sërish të pafajshëm – ja çfarë ndodhi sot në gjykatë

LEX | Sulmi që tronditi Kosovën, tre të akuzuarit për Ibër-Lepencin deklarohen sërish të pafajshëm – ja çfarë ndodhi sot në gjykatë

MPB: Qytetarët të kenë kujdes ndaj mashtrimeve me gjoba të rreme nga sistemi “Safe City”

MPB: Qytetarët të kenë kujdes ndaj mashtrimeve me gjoba të rreme nga sistemi “Safe City”

Kurti flet në Paris: Politikanët s’duhet t’i menaxhojnë pritshmëritë, le të rriten sa më shumë | Momenti