Arrestohen edhe dy persona në rastin Hirano, Pacolli kërkon hetim të plotë për Valon Llukën dhe bashkëpunëtorët

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave të tjerë, të cilët, sipas tij, kanë punuar si vartës të Valon Llukës në kompaninë Hirano, pjesë e Grupit Mabetex.

Sponsor 3M Express

Pacolli, përmes një reagimi publik, ka thënë se dyshimet për keqpërdorime në këtë kompani nuk lidhen vetëm me dëmtimin e saj dhe të aksionarëve, por edhe me fondet e Bashkimit Evropian, të cilat ishin dedikuar për zhvillimin e fabrikës në Mitrovicë.

Sipas Pacollit, bazuar në dokumentacionin që, siç thotë ai, është në dispozicion të prokurorisë, përmes mashtrimeve janë keqpërdorur edhe fondet evropiane.

Ai ka vlerësuar se arrestimet e fundit e përforcojnë punën e organeve të drejtësisë në Kosovë, ndërsa ka kërkuar hetim të plotë për çdo dyshim për keqpërdorime në kompanitë ku ka operuar Valon Lluka.

Pacolli ka përmendur në këtë kontekst kompaninë Hirano, kompanitë e Grupit Mabetex, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Ai ka kërkuar që roli i Llukës dhe i bashkëpunëtorëve të tij, si dhe çdo kontratë, transaksion apo vendim i dyshimtë, të hetohen deri në fund.

“Çdo dëm duhet të dokumentohet dhe përgjegjësitë të përcaktohen nga drejtësia”, ka shkruar Pacolli.

Biznesmeni ka theksuar se gjatë dekadave të angazhimit në biznes ka ndërtuar kompani dhe ka krijuar vende pune, duke u besuar njerëzve përgjegjësi, por ka shtuar se ky besim nuk duhet të keqpërdoret.

Ai ka nënvizuar se nuk kërkon hakmarrje apo dënime pa prova, por zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Në fund, Pacolli ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur interesat e tij, duke kërkuar që edhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri të hetojnë çdo dyshim lidhur me aktivitetet në Aeroportin e Vlorës.

“Do të përdorim çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesat tona dhe nuk do të heqim dorë”, ka theksuar ai.

Lexo edhe

BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën

BE me TY: Histori vlerash që ndryshojnë jetën

ShBA: Gjendet e varrosur për së gjalli foshnja 11-muajshe, arrestohet babai i saj

ShBA: Gjendet e varrosur për së gjalli foshnja 11-muajshe, arrestohet babai i saj

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë – hajni poshtë, hajni nalt

Arrestohen edhe dy persona në rastin Hirano, Pacolli kërkon hetim të plotë për Valon Llukën dhe bashkëpunëtorët | Momenti