Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë, përfshirë ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe.

Sponsor 3M Express

Në fillim të mbledhjes, Kurti tha se kjo masë vjen si përgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim të energjisë nga ana e Serbisë, transmeton Klankosova.tv

“Në këtë mbledhje do të kemi tri vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e energjisë. Së pari, do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe, si masë e parë ndaj Serbisë, për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim.”

Ai gjithashtu njoftoi se do t’i vendoset ‘obligim publik’ KEK-ut, që të sigurojë një sasi të kapaciteteve, për muajin e fundit.

Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë e sektorit të energjisë që vijnë nga bllokimi i këtyre linjave të interkoneksionit 400 kilovolt dhe faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, si dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik”, deklaroi Kurti. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Kurti paralajmëron Serbinë: Mund ta rishikojmë tërësisht marrëveshjen e Brukselit për energjinë

Kurti paralajmëron Serbinë: Mund ta rishikojmë tërësisht marrëveshjen e Brukselit për energjinë

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm