Kundërshtarit të Erdoganit i shqiptohet dënimi i katërt me burgim

Kundërshtarit të Erdoganit i shqiptohet dënimi i katërt me burgim

Kundërshtarit të Erdoganit i shqiptohet dënimi i katërt me burgim

Ish-kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është dënuar me dy vjet e një muaj burgim, në një rast që lidhet me pretendimet për manipulim të votimit gjatë kongresit të Partisë Popullore Republikane (CHP), të mbajtur në nëntor të vitit 2023.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave turke, gjykata në Ankara e ka shpallur Imamoglun fajtor për përfshirje në parregullsi gjatë procesit zgjedhor brenda partisë. Krahas dënimit me burgim, atij i është shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë politike.

Në të njëjtin rast, me dënime të ngjashme prej dy vjetësh e një muaji burgim janë ndëshkuar edhe tetë të akuzuar të tjerë, ndërsa tre persona janë shpallur të pafajshëm, shkruan reuters.

Ky është dënimi i katërt me burgim për Imamoglun. Në dhjetor të vitit 2022, ai ishte dënuar me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burgim për fyerjen e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Turqisë.

Në korrik të vitit 2025, ai mori një tjetër dënim prej një viti e tetë muajsh burgim për fyerje dhe kërcënime ndaj prokurorit të atëhershëm të Stambollit. Ndërsa në shtator të po atij viti, u dënua me dy vjet e një muaj burgim për fyerjen e ish-kryetarit të distriktit Tuzla.

Imamoglu ndodhet në paraburgim që nga marsi i vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të një hetimi për korrupsion të pretenduar në administratën e Stambollit.

Arrestimi i tij shkaktoi protesta të mëdha në Turqi, ndërsa opozita e cilësoi rastin si përpjekje për ta penguar politikisht, akuza që autoritetet turke i kanë kundërshtuar.

Para arrestimit, Partia Popullore Republikane e kishte shpallur Imamoglun kandidat të saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe shihej si kundër kandidat i fuqishëm i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, Universiteti i Stambollit ia anuloi diplomën universitare, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të tij nga një institucion tjetër arsimor. Ky vendim e pengon atë të kandidojë për president, pasi Kushtetuta turke kërkon që kandidati për këtë post të ketë diplomë universitare.

Dënimet ndaj Imamoglut janë pjesë e disa proceseve gjyqësore, ndërsa vendimet që nuk janë të formës së prerë mund të kundërshtohen përmes ankesave në instancat më të larta gjyqësore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mesazh i parë për “Djajtë e Kuq” – Mauricio Pochettino thyen heshtjen dhe premton rikthimin e lumturisë te Manchester United

Mesazh i parë për “Djajtë e Kuq” – Mauricio Pochettino thyen heshtjen dhe premton rikthimin e lumturisë te Manchester United

EPP-ja drejt pezullimit të SNS-së së Vuçiqit, një vit afat për reforma ose përjashtim

EPP-ja drejt pezullimit të SNS-së së Vuçiqit, një vit afat për reforma ose përjashtim

Tahiri: Na dhemb shpirti për historinë tonë, Baca Jakup na mërziti shumë

Tahiri: Na dhemb shpirti për historinë tonë, Baca Jakup na mërziti shumë