Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Washington D.C. në ceremoninë solemne të ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kushtuar ish-presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat, në vlerësim të kontributit të tij historik për paqen.

Sponsor 3M Express

Ceremonia u mbajt me ftesë të kryetarit të Kongresit amerikan, Mike Johnson, ndërsa në të morën pjesë liderë botërorë dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilët u mblodhën për të nderuar trashëgiminë e Sadatit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Jahjaga zhvilloi edhe takime me përfaqësues të Kongresit amerikan, diplomatë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i partneriteteve ndërkombëtare dhe perspektiva euroatlantike e vendit, shkruan Telegrafi.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni dhe takimet në Washington vijnë në kuadër të angazhimit për ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

Lexo edhe

Nga armiq në partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Nga armiq në partnerë – SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

“Të paktën unë dal me femra” -Përplasje e ashpër mes Akilit dhe Sharrit

“Të paktën unë dal me femra” -Përplasje e ashpër mes Akilit dhe Sharrit

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it