Kujdes nga paratë e falsifikuara! Gjashtë klientë deponuan 3.800 euro të dyshimta në Raiffeisen Bank në Prizren

Një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara si të falsifikuara ka përfunduar në Raiffeisen Bank në Prizren, duke ngritur shqetësime për qarkullimin e kartëmonedhave të dyshimta. Plot 3.800 euro, të deponuara nga gjashtë klientë të ndryshëm, janë dorëzuar në Polici për ekzaminim, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është zbuluar në degën e Raiffeisen Bank në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa transaksionet e dyshimta janë regjistruar gjatë periudhës 14–29 tetor 2026.

Burimet bëjnë të ditur se menaxheri i kësaj dege, është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar shumën prej 3.800 eurosh, për të cilën ekzistojnë dyshime se përbëhet nga kartëmonedha të falsifikuara.

Ajo që e bën rastin veçanërisht interesant është fakti se paratë nuk janë deponuar nga një person i vetëm, por nga gjashtë klientë të ndryshëm të bankës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse klientët kanë qenë në dijeni se kartëmonedhat mund të ishin të falsifikuara apo nëse i kanë pranuar ato më herët pa e ditur origjinën e tyre.

Pas raportimit, Policia ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit, me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Kartëmonedhat e dyshimta janë dorëzuar te njësia e kriminalistikës për ekzaminim, i cili pritet të sqarojë autenticitetin e tyre.

Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar për falsifikimin e parave.

Rasti shërben edhe si kujtesë për qytetarët dhe bizneset që të tregojnë kujdes gjatë pranimit të kartëmonedhave, veçanërisht kur kanë dyshime për autenticitetin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Kujdes nga paratë e falsifikuara! Gjashtë klientë deponuan 3.800 euro të dyshimta në Raiffeisen Bank në Prizren | Momenti