Kuba përkujton 10 vjetorin e vdekjes së Fidel Castros

Kuba përkujton 10 vjetorin e vdekjes së Fidel Castros

Kuba përkujton 10 vjetorin e vdekjes së Fidel Castros

Kuba ka rikujtuar 10 vjetorin e vdekjes së ish-liderit të tyre, Fidel Castro, që e udhëhoqi ishullin për gati gjysmë dekade, duke bërë homazhe.

Sponsor 3M Express

Përkujtimit iu bashkua edhe presidenti i vendit, Miguel Diaz-Canel, i cili në të njëjtën kohë e udhëheq edhe partinë komuniste të Kubës, raporton Rio Times, transmeton Klankosova.tv. Ai iu bashkua një grupi të të rinjve në shkallët e Universitetit të Havanas.

Ceremonia u zhvillua në një kohë kur Kuba po përballet me një krizë të zgjatur ekonomike dhe me mosmarrëveshje me Uashingtonin për sanksionet dhe furnizimin me energji. Këto zhvillime ndiqen nga afër edhe në Shtetet e Bashkuara, pasi lidhen me politikën e sanksioneve, migrimin dhe udhëtimet.

Fidel Castro, i lindur në gusht të vitit 1926, udhëhoqi revolucionin që mori pushtetin më 1 janar 1959. Ai qëndroi në krye të Kubës për gati gjysmë shekulli dhe vdiq më 25 nëntor 2016.

Përvjetori i dhjetë i vdekjes së tij shënohet në vitin jubilar të 100-vjetorit të lindjes, të cilin Kuba e ka përkujtuar gjatë gjithë vitit 2026. Homazhi përmbylli një javë aktivitetesh të organizuara në mbarë ishullin, ndërsa mediat shtetërore kubane i kushtuan atij faqet e para. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Studimi zbulon rrezikun e fshehur të udhëtimeve të përditshme me veturë, mund të dëmtojë zemrën

Studimi zbulon rrezikun e fshehur të udhëtimeve të përditshme me veturë, mund të dëmtojë zemrën

Anjeza flet për mundësinë e krijimit të një lidhjeje dashurie me Sharrin

Anjeza flet për mundësinë e krijimit të një lidhjeje dashurie me Sharrin

Anjeza i dërgon porosi menaxherit të Sharrit… (VIDEO)

Anjeza i dërgon porosi menaxherit të Sharrit… (VIDEO)