Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit, do e mbajë mbledhjen e radhës të hënën duke filluar ora 11:00.

Sponsor 3M Express

Në rend të ditës ndër tjerash është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.

Në këtë propozim, parashihet të jetë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; dhe, mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Komunikata e plotë:

RENDI I DITËS

               I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

                  II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

      1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

      2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

      3. Pyetjet parlamentare,

      4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.

      5. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

              III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba jem, edhe unë jam gati ta jap jetën për Kosovën

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba jem, edhe unë jam gati ta jap jetën për Kosovën

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

Barcelona përgatit tri rinovime të reja pas marrëveshjes me Raphinhan

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit

22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia në Gjonaj të Prizrenit