KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe

KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe

KRU “Gjakova” apelon që të mos pihet uji në zonën e Rekës së Keqe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka apeluar te konsumatorët e zonës së Rekës së Keqe që të mos e përdorin ujin për pije, pasi analizat e fundit kanë treguar se turbullira e tij ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndalesa do të mbetet në fuqi deri në konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

“Sipas rezultateve të fundit të analizave, turbullira e ujit ka tejkaluar vlerat e lejuara për konsum”, thuhet në njoftim.

Kompania ka kërkuar nga konsumatorët e kësaj zone që të respektojnë rekomandimin deri në një njoftim të radhës.

“Për çdo ndryshim të gjendjes, konsumatorët do të njoftohen me kohë”, ka bërë të ditur KRU “Gjakova”. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Merr para borxh dhe blej barna”, letra e Bytyqit për Vitinë, Matoshi ndërhyn për t’ia korrigjuar

“Merr para borxh dhe blej barna”, letra e Bytyqit për Vitinë, Matoshi ndërhyn për t’ia korrigjuar

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar

Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar