Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Gallapeni, ka shprehur optimizëm para përballjes me Izraelin, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.

Futbollisti kosovar ka theksuar se rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme ka ndikuar edhe në intensitetin e punës gjatë seancave stërvitore, ndërsa shpreson që përgatitjet të konkretizohen me rezultate pozitive.

“Normalisht atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Jemi përgatitur mirë, ka pasur intensitet në stërvitje edhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Gallapeni.

Kosova të shtunën përballet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, ndërsa më pas e pret udhëtimi drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.

Lexo edhe

Deputeti i PDK-së: “Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë – besim i zorit”

Deputeti i PDK-së: “Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë – besim i zorit”

Po kërkoni një mundësi të re pune? Këto pozita janë të hapura në Telegrafi Jobs

Po kërkoni një mundësi të re pune? Këto pozita janë të hapura në Telegrafi Jobs

Komuna e Mitrovicës paralajmëron qytetarët për erërat e forta, kërkohet kujdes i shtuar

Komuna e Mitrovicës paralajmëron qytetarët për erërat e forta, kërkohet kujdes i shtuar

Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv | Momenti