KQZ publikon shpenzimet e partive politike për tre muaj, ja sa harxhuan LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin korrik-shtator 2026, për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas këtyre raporteve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar më së shumti gjatë kësaj periudhe, me gjithsej 269 mijë e 544 euro.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila nga korriku deri në shtator ka raportuar shpenzime në vlerë prej 212 mijë e 394 eurosh.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 163 mijë e 644 euro gjatë të njëjtit tremujor.

Aleanca, sipas të dhënave të publikuara, ka shpenzuar 2 mijë e 675 euro gjatë periudhës korrik-shtator.

Raportet janë publikuar nga KQZ-ja me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike dhe përfshijnë shpenzimet e subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Dokumentet e plota të shpenzimeve për tremujorin korrik-shtator 2026 janë të qasshme në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Organizimi i eventeve me Plan B

Organizimi i eventeve me Plan B

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn