KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

KPK cakton drejtues të rinj në Prokurorinë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka marrë disa vendime lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë caktimin e drejtuesve të rinj në Prokurorinë Speciale dhe miratimin e konkursit për avancimin e katër prokurorëve.

Gjatë takimit, KPK ka miratuar dorëheqjen e Valdet Gashit nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe nga pozita e udhëheqësit të Departamentit për Korrupsion dhe Krim Financiar.

Sponsor 3M Express

Në këto pozita është caktuar prokurori Rafet Halimi, ndërsa Bekim Kodraliu është caktuar udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Terrorizmit dhe Kastriot Memaj udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar.

“Anëtarët e KPK-së zëvendëskryeprokurorin dhe udhëheqësit e departamenteve të Prokurorisë Speciale i kanë caktuar në këto pozita deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Po ashtu, Këshilli ka shqyrtuar kërkesën e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për shpalljen e konkursit për shtatë prokurorë, ndërsa ka miratuar konkursin për avancim për katër pozita.

Gjatë mbledhjes janë miratuar edhe ndryshimet në Rregulloren për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesionalë, si dhe Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sistemin Prokurorial.

KPK ka miratuar gjithashtu Raportin Vjetor për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial.

Ndërkohë, kërkesat për avancimin e nga një prokurori në Departamentet për Krime të Rënda në Prizren dhe Ferizaj janë shtyrë për shqyrtim të mëtejmë.

“Ndërkaq, kërkesat e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për shpalljen e konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda dhe të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për avancimin e një prokurori në të njëjtin departament u shtynë për shqyrtim të mëtejmë, deri në përfundimin e analizës nga Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive”, thuhet në njoftim.

Në pjesën e vlerësimit të performancës, KPK ka miratuar raportin për rivlerësimin e një prokurori, ndërsa raportin për vlerësimin e shtatë prokurorëve e ka miratuar pjesërisht, duke kthyer kundërshtimin për rivlerësim.

Këshilli ka përditësuar edhe listën e paneleve hetimore dhe ka shqyrtuar çështje që lidhen me procedurat hetimore dhe performancën e prokurorëve.

Sa i përket kërkesës për hartimin e projektit për Pallatin e Drejtësisë, KPK ka kërkuar një raport shtesë, i cili do të shqyrtohet në takimin e ardhshëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Mos të vonohet edhe më tej

Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim: Mos të vonohet edhe më tej

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar për ndihmë ndaj kryesve të vrasjes

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar për ndihmë ndaj kryesve të vrasjes

“Raport mjekësor …”, zbulohet arsyeja e largimit të Behares nga BBVK

“Raport mjekësor …”, zbulohet arsyeja e largimit të Behares nga BBVK