Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, gjatë qëndrimit në Romë, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, ndërsa në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit është dakorduar që të nisin punët për hartimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëprodhimin e filmave, e cila synon të krijojë mundësi të reja për projekte të përbashkëta, bashkëpunim ndërmjet industrive filmike dhe shkëmbim profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimit të filmit kosovar në arenën evropiane.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë