Kosovare Asllani në Harvard, merr pjesë në diskutime për të ardhmen e sportit të grave

Kosovare Asllani në Harvard, merr pjesë në diskutime për të ardhmen e sportit të grave

Kosovare Asllani në Harvard, merr pjesë në diskutime për të ardhmen e sportit të grave

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila përfaqëson Suedinë, ka vizituar Harvard Business School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në ditën e parë ka pasur mundësinë të marrë pjesë në ligjërata dhe të njihet nga afër me ambientin akademik të këtij institucioni prestigjioz, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Asllani ka ndarë përshtypjet e saj nga kjo përvojë, duke veçuar diskutimet për zhvillimin dhe të ardhmen e sportit të grave.

Ajo e ka cilësuar ditën e parë si frymëzuese, ndërsa ka veçuar kulturën e debatit dhe të shkëmbimit të ideve në këtë institucion.

“E desha kulturën e parashtrimit të pyetjeve, debatimit dhe sfidimit të këndvështrimeve. Një mjedis që të inkurajon të shprehesh dhe të mbrosh atë që beson, duke mbetur njëkohësisht i hapur ndaj ideve të reja”, ka shkruar Asllani.

Futbollistja ka falënderuar profesoreshën Anita për ftesën dhe mikpritjen, ndërsa ka bërë të ditur se është e entuziazmuar për ditët në vijim dhe për përvojat e tjera që e presin gjatë qëndrimit në Harvard./Telegrafi/

Lexo edhe

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale