Pas evakuimit të 300 shkollave në Itali, alarm për bomba edhe në Skoci dhe Irlandë

Pas evakuimit të 300 shkollave në Itali, alarm për bomba edhe në Skoci dhe Irlandë

Pas evakuimit të 300 shkollave në Itali, alarm për bomba edhe në Skoci dhe Irlandë

Shkollat në Skoci dhe Irlandën e Veriut janë evakuuar të mërkurën pas raportimeve për kërcënime të shumta me bombë, duke shkaktuar alarm të madh sigurie.

Sponsor 3M Express

Një numër i madh shkollash kanë pranuar emaila kërcënues me titullin “Vdekja është afër”, ndërsa nxënësit janë dërguar në shtëpi.

Mbyllje emergjente të shkollave janë raportuar në disa zona të Skocisë, përfshirë Glasgown, Edinburgun, Fifen dhe Malësitë Skoceze, raporton Mirror.

Ndërkohë, policia ka shpallur incident madhor në Irlandën e Veriut, pasi edhe shkollat atje kanë pranuar mesazhe të ngjashme kërcënuese, raporton Belfast Live.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) ka nisur hetimet urgjente për rastin.

Autoriteti i Arsimit në Irlandën e Veriut ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka prova për një kërcënim të besueshëm.

Sipas këtij institucioni, emailet janë të ngjashme me një mashtrim të dërguar muajin e kaluar në qindra shkolla.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale