Pse mushkonjat i preferojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Zbulohet arsyeja

Pse mushkonjat i preferojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Zbulohet arsyeja

Pse mushkonjat i preferojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Zbulohet arsyeja

Disa njerëz duket se janë shumë më tërheqës për mushkonjat sesa të tjerët, edhe kur ndodhen në të njëjtin ambient.

Sponsor 3M Express

Një studim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi arsyet që mund të qëndrojnë pas këtij fenomeni.

Studiuesit nga Universiteti Ndërkombëtar i Floridës (FIU) kanë analizuar tërheqjen e tri llojeve të mushkonjave ndaj 119 vullnetarëve, duke zbuluar se secili lloj kishte preferenca të ndryshme.

Sipas rezultateve të publikuara në revistën shkencore “iScience”, një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë aroma natyrale e lëkurës dhe bakteret që jetojnë në të, transmeton Klankosova.tv

Hulumtimi tregoi se asnjëri nga 119 pjesëmarrësit nuk ishte njësoj tërheqës për të tria llojet e mushkonjave.

Secili lloj preferonte një grup të ndryshëm njerëzish, duke sugjeruar se nuk ekziston një tip i vetëm personi që tërheq të gjitha mushkonjat.

Studiuesit identifikuan dallime në përbërjet kimike të lëkurës dhe në mikroorganizmat që gjenden në të.

Këto dallime mund të ndikojnë në mënyrën se si mushkonjat e zgjedhin personin që do të pickojnë.

Për më tepër, njëri prej llojeve të studiuara, Aedes aegypti, tregoi një preferencë të lehtë për pjesëmarrësit meshkuj, ndërsa dy llojet e tjera nuk shfaqën dallime të tilla mes gjinive.

Shkencëtarët shpresojnë se këto rezultate do të ndihmojnë në zhvillimin e mënyrave të reja për t’i larguar mushkonjat dhe për të parandaluar sëmundjet që ato mund të transmetojnë, si dengue, Zika dhe ethet e verdha.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten hulumtime të tjera përpara se këto zbulime të shndërrohen në metoda të reja mbrojtjeje.

Lexo edhe

Emaili për bomba alarmon Italinë, evakuohen rreth 300 shkolla

Emaili për bomba alarmon Italinë, evakuohen rreth 300 shkolla

“Zemra ime ka rrahur gjithmonë për Kosovën” – Tri prurjet e reja të Dardanëve me mesazhe emocionuese

“Zemra ime ka rrahur gjithmonë për Kosovën” – Tri prurjet e reja të Dardanëve me mesazhe emocionuese

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësim në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

Pyetësori i BE-së dhe procesi i anëtarësim në Këshill të Evropës, Kurti flet me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Francës

Pse mushkonjat i preferojnë disa njerëz më shumë se të tjerët? Zbulohet arsyeja | Momenti