Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës

Gjatë takimit, delegacioni kosovar ka prezantuar të arriturat e vendit në fushën e migracionit, duke vënë theksin në forcimin e koordinimit ndërinstitucional përmes Autoritetit Qeveritar për Migracion.

Po ashtu, janë prezantuar funksionalizimi i Sistemit të Identifikimit Biometrik në pikat kufitare, avancimi i kapaciteteve për pritjen dhe mbrojtjen e migrantëve, si dhe zhvillimi i Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Migracionin.

Sponsor 3M Express

“Kosova konfirmon  mbështetjen për Planin e Veprimit 2028–2032, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Takimi në Pragë i paraprin Konferencës së Pestë Ministrore të Procesit të Pragës, e cila do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces dëshmon përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe avancimin e politikave në fushën e migracionit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Porsche historike e vitit 1979 rikthehet në flotën policore të Emirateve, kjo është historia e saj mbretërore

Porsche historike e vitit 1979 rikthehet në flotën policore të Emirateve, kjo është historia e saj mbretërore

​Presidentja e dekretoi Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: Çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm

​Presidentja e dekretoi Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: Çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm

Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II

Për gati 50 vjet ruajti historinë e saj, restaurohet vetura që shoqëroi Mbretëreshën Elizabeth II