Iotova uron Shiroka Pulën, kërkon thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Kosovën

Iotova uron Shiroka Pulën, kërkon thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Kosovën

Iotova uron Shiroka Pulën, kërkon thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Kosovën

Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, i ka dërguar letër urimi presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës.

Siç bën të ditur Presidenca, në letrën e saj, Iotova ka shprehur urimet më të sinqerta për presidenten e Kosovës, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, presidentja bullgare ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë konsolidimin e Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare e rajonale, si dhe perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

“Të kam dashtë me shpirt e zemër”, pas shumë vitesh bashkë, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari

Black November në KFC!

Black November në KFC!

LEX | Dyshohet për spiunazh për BIA-n serbe, Feim Salit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

LEX | Dyshohet për spiunazh për BIA-n serbe, Feim Salit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Iotova uron Shiroka Pulën, kërkon thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Kosovën | Momenti