Kosova me fanella të bardha në Dublin, FFK publikon pamje nga zhveshtorja para duelit vendimtar

Kosova me fanella të bardha në Dublin, FFK publikon pamje nga zhveshtorja para duelit vendimtar

Kosova me fanella të bardha në Dublin, FFK publikon pamje nga zhveshtorja para duelit vendimtar

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sonte në fushë me fanella të bardha në përballjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet në Dublin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Në anën tjetër, përfaqësuesja irlandeze do të paraqitet me fanellat e saj tradicionale, me ngjyrë të gjelbër. Këto detaje janë bërë të ditura përmes pamjeve të publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

FFK ka shpërndarë një video nga zhveshtorja e Dardanëve, ku shihen fanellat e bardha të përgatitura për ndeshjen e sontme. Pamjet janë publikuar pak para fillimit të një prej sfidave më të rëndësishme të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda udhëton drejt kësaj ndeshjeje me një objektiv të qartë: të sigurojë vendin e dytë në Grupin B3. Kosovës i mjafton një barazim për ta arritur këtë synim dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën A.

Ndërkohë, Irlanda është e detyruar të fitojë për ta kaluar Kosovën në renditje. Në përballjen e parë, të zhvilluar më 24 shtator në Prishtinë, Dardanët triumfuan 1-0 falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 83-të.

Tashmë, gjithçka vendoset në Dublin, ku Kosova synon ta përsërisë suksesin e ndeshjes së parë dhe ta mbyllë këtë fazë të Ligës së Kombeve me një tjetër rezultat pozitiv. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Irlandës, Foda vjen me disa ndryshime

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Irlandës, Foda vjen me disa ndryshime

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Pesë të arrestuar nga Shkupi e Kumanova, dyshohen se planifikuan vrasjen e një izraeliti në Greqi me urdhër nga Irani

Pesë të arrestuar nga Shkupi e Kumanova, dyshohen se planifikuan vrasjen e një izraeliti në Greqi me urdhër nga Irani