Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për objektivat e Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, strategjinë e përzgjedhësit Franco Foda dhe rëndësinë e aktivizimit të futbollistëve të rinj.

Në një intervistë për rubrikën “Sport Focus” në Ora News me gazetaren Sabine Mete, Ademi ka shpjeguar se për Kosovën sigurimi i vendit të dytë në grup ka qenë një objektiv me rëndësi të veçantë, pasi do t’i mundësonte skuadrës vazhdimin e garës përmes play-offit.
“Pavarësisht pritshmërive fillestare për të dominuar falë kualitetit të lojtarëve, vëmendja kryesore është zhvendosur te sigurimi i vendit të dytë. Ky pozicion mbetet një objektiv jetik që garanton kualifikimin në play-off, një synim që pritet të vuloset në përballjen deçizive në Dublin,” u shpreh numri 1 i FFK-së.
Siç pohoi presidenti Ademi, në vend të një lufte ekskluzive për vendin e parë, trajneri Foda ka zgjedhur të përdorë këtë kompeticion si një mundësi të artë për ndërrimin e gjeneratave, duke e trajtuar këtë fazë si një platformë përgatitore, theksi është vënë te testimi i talenteve të reja.
– YouTube www.youtube.com
Siç është parë edhe në ndeshjet e fundit shumë talente të reja kanë marrë minuta me kombëtaren dardane për të qenë sa më gati për kompeticionet e ardhshme. /Telegrafi/





