Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, të lansuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.

Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor dhe atë psikosocial, duke theksuar se këto çështje kërkojnë vëmendje të veçantë, sidomos në kohën kur teknologjitë e reja dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve po paraqesin sfida të reja.

“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ferizaj pëson humbje nga Brno në `Challenge Cup`

Ferizaj pëson humbje nga Brno në `Challenge Cup`

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027

Pse kroatët po e shohin këtë vit si më të dobëtin në histori të ekipit kombëtar?

Pse kroatët po e shohin këtë vit si më të dobëtin në histori të ekipit kombëtar?