Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet intensive për përballjen ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është pozitive, ndërsa futbollistët po punojnë për të qenë sa më të përgatitur për sfidën e radhës.

Pas seancës stërvitore, Milot Avdyli ka folur për gjendjen e skuadrës, duke theksuar se fokusi kryesor ka qenë përgatitja taktike.
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj se jemi përgatitur mjaft mirë. Sot kemi stërvitur më shumë taktikisht dhe besojmë se do të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Avdyli.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së tifozëve, duke e cilësuar atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri” si motivim shtesë për futbollistët.
Kosova synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase për të marrë rezultat pozitiv ndaj Izraelit.
Burimi: Dukagjini





