Kosova është renditur në vendin e pestë në Evropë sa i përket Indeksit të Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup.

Ky indeks vlerëson perceptimin e qytetarëve për sigurinë personale dhe atë të familjeve të tyre, duke u bazuar në disa tregues kryesorë.
Në mesin e kritereve që merren parasysh janë besimi i qytetarëve në policinë lokale, ndjenja e sigurisë gjatë ecjes vetëm gjatë natës, si dhe përvojat e tyre me vjedhjet dhe sulmet fizike.
Në renditjen evropiane, Kosova pozicionohet në mesin e pesë vendeve me rezultatin më të lartë, duke u pozicionuar pas vetëm Islandës, Zvicrës, Lituanisë dhe Norvegjisë.
Raporti i Gallupit paraqet një pasqyrë të mënyrës se si qytetarët e përjetojnë sigurinë në vendet ku jetojnë, përmes përgjigjeve të tyre në anketimet e realizuara. /Klankosova.tv






