Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

Një romancë e re ka marrë vëmendjen e mediave rozë në Turqi. Aktorja e njohur Cemre Baysel dhe futbollisti i kombëtares turke, Emirhan Topçu, i cili luan për klubin Beşiktaş, kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke mos lënë më vend për spekulime.

Sponsor 3M Express

Konfirmimi erdhi nga vetë aktorja, e cila ditët e fundit foli për herë të parë publikisht për këtë romancë.

“Ju kisha thënë se nëse do të ndodhte diçka, do ta shihnit ose do ta dëgjonit. Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”, u shpreh Baysel.

Ndërkohë, çifti duket se nuk ka më ndërmend ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së publikut. Futbollisti Emirhan Topçu publikoi së fundmi fotografinë e parë me aktoren në rrjetet sociale, të cilën e shoqëroi me një zemër të kuqe.

Baysel reagoi ndaj këtij gjesti duke e rishpërndarë fotografinë në profilin e saj, duke dhënë kështu një tjetër sinjal publik për lidhjen e tyre.

Romanca mes aktores dhe futbollistit tashmë është kthyer në një nga temat më të komentuara në mediat rozë turke.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Sylë Dakajt, që u vra në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Suharekë

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Sylë Dakajt, që u vra në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Suharekë

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

“Spiunja ma e famshme në botë” – A po krahasohet Zoja me Mata Harin? (VIDEO)

“Spiunja ma e famshme në botë” – A po krahasohet Zoja me Mata Harin? (VIDEO)