Kontrolle në Zubin Potok, gjenden armë të ndryshme dhe 40 fishekë

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në dy raste të ndara në Zubin Potok.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit policor, rasti i parë është regjistruar më 31 tetor, rreth orës 14:50, gjatë kontrollit të një hambari të një personi të dyshuar.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar tri pushkë gjuetie, një armë e gjatë automatike, një pistoletë, një rrip me 33 fishekë, si dhe disa pjesë shtesë të armëve.

Ndërkaq, në rastin e dytë, të regjistruar po më 31 tetor, rreth orës 17:00, gjatë kontrollit të një hambari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fishekë.

Në të dy rastet, të dyshuarit nuk janë hasur në lokacionet përkatëse, ndërsa policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përleshje në “MOEE Lounge Bar” në Kamenicë – 43-vjeçari përfundon në pranga, 19-vjeçari dhe i dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00