Konsumi i rregullt i kosit mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj disa formave më agresive të kancerit të zorrës së trashë.

Kjo lidhet me ndikimin që bakteret e dobishme të kosit mund të kenë në mikrobiomën e zorrëve.
Sipas onkologut Justin Stebbing, profesor i shkencave biomjekësore në Universitetin Anglia Ruskin, studimet e reja sugjerojnë se kosi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa formave të kësaj sëmundjeje, duke ndikuar në ekuilibrin e baktereve që jetojnë në sistemin tretës.
Shqetësimi për këtë sëmundje është rritur edhe për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të personave nën moshën 55-vjeçare që diagnostikohen me kancer të zorrës së trashë.
Ndër faktorët që lidhen me këtë prirje përmendet edhe konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara.
Mikrobioma e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në tretje, funksionimin e sistemit imunitar dhe kontrollin e proceseve inflamatore.
Një ekuilibër i shëndetshëm i baktereve mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit.
Kosi përmban kultura të gjalla bakteriale, si Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e këtij ekuilibri.
Megjithatë, kosi nuk është një mbrojtje e garantuar kundër kancerit.
Faktorë të tjerë të rëndësishëm rreziku janë duhanpirja, konsumi i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik, mishi i përpunuar dhe ushqyerja jo e shëndetshme. /Telegrafi/





