Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se punimet e grupit strategjik për hartimin dhe zbatimin e strategjisë shtetërore lidhur me procesin në Hagë do të jenë konfidenciale.

Sponsor 3M Express

Konjufca ka thënë se grupi është konstituuar javën e kaluar, janë përcaktuar rregullat e punës dhe është themeluar edhe grupi punues, i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë dhe propozimet e institucioneve të përfaqësuara.

Ai ka bërë të ditur se në këtë grup përfaqësohen Qeveria, Presidenca, Kryesia e Kuvendit, katër grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, jo serbe.

“Po ashtu, siç edhe jeni njoftuar, ne e bëmë javën e kaluar themelimin e grupit strategjik sa i përket strategjisë që do ta implementojnë të gjitha strukturat shtetërore të Republikës tonë lidhur me procesin që e kemi në Hagë. Në mbledhjen e kaluar u konstitua ky grup, pastaj themeluam rregullat e punës se si do të punojmë, e krijuam edhe grupin punues i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë që ne i kemi, edhe i kishim me kategori të institucioneve të cilat e përbëjnë dhe përfaqësojnë këtë grup strategjik. Pra qeveria e cila përfaqësohet përmes meje, po e kemi aty mos ta harrojmë, edhe ministrin Hoti, sepse ai e përfaqëson ministrinë dhe vlerat e luftës. E kemi përfaqësuesen e presidentes, e kemi përfaqësuesen e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe i kemi të përfaqësuara katër grupet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe përfaqësuesin nga grupi i komuniteteve, nga komunitetet jo shumicë, komuniteteve jo shumicë, jo serbe të përfaqësuar në këtë grup”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme do të mbahet të shtunën, ku pritet të shqyrtohen dhe të sintetizohen dokumentet e përgatitura nga institucionet e përfaqësuara në grup.

“Mbledhjen e ardhshme e kemi pasnesër dhe çka pritet të bëhet pasnesër, e kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, do të jetë si një farë mbledhje disaorëshe, e cila do të na e merr për ditën. Gjatë gjithë ditës do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi prej gjithë këtyre instancave, sepse secila prej këtyre e ka prodhuar një lloj dokumenti, do t’i sintetizojmë, do t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme. Pastaj grupi punues, të cilin ne tashmë e kemi themeluar, vazhdon punën prej gjithë këtyre dokumenteve me sintetizu, me dalë një strategji gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e cila pastaj obligohet që ta implementojnë atë”, ka thënë ai.

Kreu i diplomacisë kosovare ka theksuar se strategjia do të ketë dimensione të shumta, por ka kërkuar nga mediat që të kenë mirëkuptim për natyrën konfidenciale të punës së këtij grupi.

“Është shumë dimensionale se çka përfshin ajo, por duhet ta keni parasysh, bile për këtë dhe ju kisha lutur si media, që veprimtaria e këtij grupi, veprimtaria e këtij grupi do të jetë koxha konfidenciale në mënyrën qysh i zhvillon punimet ky grup. Po, natyrisht që do ta kemi edhe një relacion edhe me gazetarët edhe me median, por punimet tona fatkeqësisht nuk mund të jenë të hapura, edhe ajo se si do ta merr një produktin e asaj çka ne prodhojmë mund të jetë edhe në një masë pakësoj e kufizuar. Kjo vjen keq që është kështu, por për shkak të natyrës së qëllimeve që don me arritë ky grup strategjik, qëllimi është që me e fituar rastin, me e fituar rastin në procesin e apelit, që është e cila diskutohet aty edhe qëllimet tona janë shumë të ndjeshme, edhe në kuptimin vendor, por edhe në kuptimin ndërkombëtar, kështu që kisha kërkuar një mirëkuptim nga mediat që ajo se si do të zhvillohet, domethënë, po ju paralajmëroj, ky komunikimi jonë do t’i ketë, do të jetë strikt dhe i vendosur në disa rregulla të caktuara, për të cilat unë e kam marrë vet miratimin e grupit strategjik nga brenda, të gjithë janë pajtuar, të gjithë janë pajtuar me këtë që po e shpjegoj”, ka deklaruar Konjufca.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike