Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri

Komisioni parlamentar që po heton rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të intervistojë nesër pesë persona, në mesin e tyre edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi ka mësuar se pjesë e listës janë edhe katër zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, të cilët kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit.

Sipas listës së dëshmitarëve, nesër do të intervistohen:

  1. Toska Gega, menaxhere e rastit në QPS-në e Pejës;
  2. Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS-në e Pejës;
  3. Shpat Morina, zyrtar në QPS-në e Pejës;
  4. Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë;
  5. Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

Intervistimet pritet të japin më shumë sqarime për mënyrën e trajtimit të rastit nga niveli komunal dhe përgjegjësitë që mund të kenë pasur zyrtarët e lartcekur.

Komisioni Hetimor Parlamentar ka zhvilluar punën fillestare të organizimit dhe mbledhjes së dokumentacionit për të sqaruar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt. Në mbledhjen e parë, të mbajtur më 2 nëntor, kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, tha se hetimi do të zhvillohet në tri faza: mbledhja e provave, vlerësimi i tyre dhe hartimi i raportit përfundimtar.

Komisioni ka kërkuar raporte dhe dokumente nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa anëtarët kanë diskutuar edhe për zgjerimin e listës së personave që duhet të japin llogari para tij. Në mbledhjen e 13 nëntorit, Komisioni diskutoi për sigurimin e provave dhe agjendën e dëshmitarëve, si dhe u bëri thirrje institucioneve që t’i dorëzojnë dëshmitë dhe dokumentet e kërkuara.

Më 11 nëntor, Ramadani njoftoi se kishte nënshkruar ftesat e para për dëshmitarët dhe se intervistimet do të nisnin gjatë javës pasuese. Ndërkohë, anëtari i Komisionit, Armend Baloku, ka bërë të ditur se janë duke u mbledhur dhe shqyrtuar raportet e institucioneve lokale, ndërsa më pas pritet të kërkohet dokumentacion edhe nga institucionet e nivelit qendror.

Komisioni është themeluar më 29 tetor me 90 vota për dhe përbëhet nga 11 anëtarë. Ai ka mandat deri në gjashtë muaj për të hetuar jo vetëm rastin e Arlinda Zekajt, por edhe mënyrën se si institucionet e trajtojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve në familje. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Shqipe Selimi pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Shqipe Selimi pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit