Komisionet parlamentare diskutojnë për çështje të rëndësishme institucionale

Komisionet parlamentare diskutojnë për çështje të rëndësishme institucionale

Komisionet parlamentare diskutojnë për çështje të rëndësishme institucionale

Sipas agjendës së publikuar, në orën 10:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të takohet me eksperten nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ku do të diskutohet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Po në të njëjtën orë, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë një takim me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me qëllim të diskutimit të çështjeve me interes të përbashkët.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2025.

Takimet diplomatike do të vazhdojnë edhe pasdite. Në orën 14:30, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Momente të rënda për një familje në Dragash – bashkëshorti ndërhyn për t’i shpëtuar jetën gruas, 65-vjeçarja dërgohet në QKUK

Momente të rënda për një familje në Dragash – bashkëshorti ndërhyn për t’i shpëtuar jetën gruas, 65-vjeçarja dërgohet në QKUK

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë lëndë narkotike

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë lëndë narkotike

“Laserët e mi hapësinorë për të ndikuar në zgjedhje nuk funksionuan”, Musk ironizon pas humbjes së republikanëve

“Laserët e mi hapësinorë për të ndikuar në zgjedhje nuk funksionuan”, Musk ironizon pas humbjes së republikanëve