Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është mbajtur në shtabin e misionit, në Kampin Film City në Prishtinë, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, procesin e optimizimit të KFOR-it dhe kontributin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Gjatë takimit, Vergori ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj KFOR-it, si dhe për kontributin e Forcave të Armatosura Sllovene në kuadër të misionit.
Sipas KFOR-it, ky kontribut është i rëndësishëm në përpjekjet për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë, si dhe për të mbështetur stabilitetin në rajonin më të gjerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





