Tragjedi | Pas 28 ditësh nga aksidenti i rëndë në Gjakovë, humb jetën fëmija trevjeçar – pesë persona ishin lënduar në përplasjen e dy veturave

Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur në fund të tetorit në Gjakovë ka marrë epilog tragjik. Pas 28 ditësh nga përplasja e dy veturave, një vajzë e vogël, rreth tre vjeçe, ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra në aksident, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për vogëlushen L.S., e cila kishte qenë njëra nga pesë personat e lënduar në aksidentin e 27 tetorit.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, në fshatin Zhubë, përgjatë aksit rrugor Gjakovë–Prush, ku ishin përplasur një Volkswagen Tiguan dhe një Suzuki Vitara.

Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, drejtuesi i Tiguanit, Kujtim Malaj, rreth 51 vjeç, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte me kthesa dhe e lagur.

Ai dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi automjetin, kishte kaluar në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe kishte goditur veturën Suzuki Vitara, të cilën e drejtonte Benjamin Kqira, rreth 25 vjeç.

Përplasja kishte lënë të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerët e Suzukit,L.K, L.Rr dhe vogëlushen L.S.

Të pesë të lënduarit fillimisht ishin transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, L.Rr dhe vajza e vogël ishin transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Por, pas katër javësh nga aksidenti, më 24 nëntor, rreth orës 14:40, Policia është njoftuar se vogëlushja kishte ndërruar jetë.

Lidhur me vdekjen e saj është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Drejtuesi i Tiguanit, Kujtim Malaj, ishte ndaluar për 48 orë menjëherë pas aksidentit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve