Në kuadër të shënimit të “Ditës së Forcës”, Forca e Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë kanë mbërritur edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, në mesin e tyre ministra dhe deputetë së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur sot dyert e kazermave edhe për qytetarët. Ato do të qëndrojnë të hapura për vizitorët nga ora 10:00 deri në 13:30.






