Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale “Vjedhje”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë të ditur se me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”





