Kimmich kritikon drejtuesit e Bayern Munich për trajtimin e Musiala

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayern Munich për trajtimin e Musiala

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayern Munich për trajtimin e Musiala

Kapiteni i përkohshëm i gjigantit gjerman ka reaguar pas humbjes së Bayern Munich nga Lille në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

“Natyrisht, klubi është gjithmonë mbi të gjitha dhe është më i madh se lojtarët, por nuk është më i madh se njeriu”, ka deklaruar Kimmich. “Është krejtësisht e papranueshme dhe kjo nuk është mënyra se si vepron Bayern. Ajo që po ndodh tani nuk duhet të ndodhë në këtë mënyrë. E kam shumë të vështirë ta kuptoj”, ka shtuar ai.

Sponsor 3M Express

Musiala kishte pësuar dy herë rrëzim në fushë gjatë ndeshjeve përgatitore në gusht. Më pas, ai kishte bërë të ditur se vuante nga një çrregullim neurologjik, i cili mund të shkaktojë kriza të përkohshme, por të trajtueshme.

Mesfushori gjerman është rikthyer në fushë të premten e kaluar, pas dy muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në muskujt e kofshës, që nuk kishte lidhje me problemin neurologjik.

Menjëherë pas ndeshjes, ish-drejtuesi i fuqishëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ja deklaruar se njëzet e tre vjeçari mund të mos e rikthejë nivelin e mëparshëm dhe se duhet të pranojë uljen e pagës.

“Nëse ai nuk kthehet të jetë Jamali i dikurshëm, atëherë duhet të bisedojmë me familjen e tij, me lojtarin dhe, mbi të gjitha, me agjencinë e tij, sepse shifrat aktuale financiare nuk do të ishin më të arsyeshme”, kishte thënë Rummenigge.

Qëndrime të ngjashme kanë shprehur edhe presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, si dhe drejtori ekzekutiv, Jan-Christian Dreesen.

Musiala kishte nënshkruar kontratë të re me Bayern Munich në shkurt të vitit 2025, duke përfituar njëzet e pesë milionë euro në sezon dhe duke qenë lojtari i dytë më i paguar i klubit, pas Harry Kane.

Edhe sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, FIFPRO, kishte reaguar të dielën, duke e akuzuar Bayern Munich për një fushatë të koordinuar presioni ndaj Musiala dhe përfaqësuesve të tij, me qëllim që ai të pranonte uljen e pagës.

“Një klub me reputacionin e Bayern Munichut duhet të dijë të sillet më mirë”, thuhej në reagimin e FIFPRO-s.

Kimmich ka theksuar se çështje të tilla duhet të diskutohen privatisht dhe jo përmes deklaratave publike.

“Besoj se kjo është diçka që duhet të diskutohet me dyer të mbyllura, në një bisedë me agjentin e Jamalit ose drejtpërdrejt me të”, ka thënë ai.

Futbollisti gjerman ka treguar se klubi kishte treguar mbështetje të madhe ndaj tij pas vdekjes së papritur të babait, në tetor.

“Në rastin tim, klubi ishte i jashtëzakonshëm. E ndjeva vërtet se fryma e bashkimit dhe solidaritetit po zbatohej në praktikë”, është shprehur Kimmich.

Humbja nga Lille i dha fund serisë së Bayern Munich si skuadra e fundit në pesë ligat kryesore evropiane që nuk kishte pësuar asnjë humbje në asnjë garë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Alonso kërkon reagim nga Chelsea pas humbjes së rëndë nga Leeds

Alonso kërkon reagim nga Chelsea pas humbjes së rëndë nga Leeds

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet partia e re politike nga studentët shqiptarë