KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO),u ka bërë thirrje konsumatorëve që gjatë sezonit dimëror ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë të kujdesshme, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

Sipas KESCO-s, me uljen e temperaturave rritet edhe kërkesa për energji elektrike, ndërsa të dhënat tregojnë se konsumi te konsumatorët e rregulluar është rritur për 4,1 për qind në periudhën 1 shtator – 31 tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Kompania ka bërë të ditur se në ditët e para të nëntorit është shënuar edhe një rritje shtesë e konsumit prej afro 25 për qind, krahasuar me muajin paraprak.

KESCO thekson se kursimi i energjisë nuk nënkupton heqjen dorë nga ngrohja apo rehatia, por shmangien e përdorimit të panevojshëm të saj.

Në këtë drejtim, kompania rekomandon mbajtjen e temperaturave të arsyeshme në shtëpi, ngrohjen vetëm të hapësirave që përdoren, shfrytëzimin efikas të pajisjeve elektrike dhe fikjen e tyre kur nuk janë në përdorim.

Sipas KESCO-s, përdorimi i kujdesshëm i energjisë ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare dhe zvogëlimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave të konsumit të lartë.

“Çdo kilovat-orë i kursyer ka vlerë. Për familjen tuaj dhe për të gjithë ne”, thuhet në thirrjen e KESCO-s.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike