KEK-u nënshkruan kontratë mbi 94 mijë euro për mirëmbajtjen dhe remontin në Termocentralin Kosova A

KEK-u nënshkruan kontratë mbi 94 mijë euro për mirëmbajtjen dhe remontin në Termocentralin Kosova A

KEK-u nënshkruan kontratë mbi 94 mijë euro për mirëmbajtjen dhe remontin në Termocentralin Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka lidhur një kontratë të re në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit në blloqet A3, A4 dhe A5 të Termocentralit Kosova A, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas detajeve zyrtare të publikuara në platformën E-prokurimi, kontrata i është besuar kompanisë “Monting Energjetika” SH.P.K.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës bën të ditur se marrëveshja është finalizuar më 19 nëntor, pas një procesi të prokurimit që ishte iniciuar më 14 shtator. Në këtë procedurë tenderuese kishin konkurruar dy operatorë ekonomikë, ofertat e të cilëve u vlerësuan si të përgjegjshme, por fitues u shpall operatori me çmimin më të ulët, shkruan Sinjali.

Bazuar në specifikimet teknike të dokumentit, furnizuesit e thëngjillit janë pajisje rrotulluese të kaldajave që operojnë 24 orë në ditë dhe përbëjnë një hallkë vitale për funksionimin e blloqeve prodhuese.

Secili nga blloqet A3, A4 dhe A5 disponon nga tetë furnizues të tillë, të cilët kanë rol kyç në furnizimin e vazhdueshëm me thëngjill të mullinjve të këtyre njësive energjetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vonesat në modernizimin e Kosovës B, rrezikohet prodhimi vendor i energjisë|Video

Vonesat në modernizimin e Kosovës B, rrezikohet prodhimi vendor i energjisë|Video

Ylli mposht sërish Prishtinën, Shabazz shkëlqen me 32 pikë

Ylli mposht sërish Prishtinën, Shabazz shkëlqen me 32 pikë

Shqiponja i del në mbrojtje Zojës, nuk e lejon Anjezën t’i flasë (VIDEO)

Shqiponja i del në mbrojtje Zojës, nuk e lejon Anjezën t’i flasë (VIDEO)